Zarif: Irani i gatshëm për të bashkëpunuar me vendet e rajonit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se për vendosjen e paqes në rajon, Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha vendet e rajonit.
Muhamed Xhavad Zarif, njëkohësisht me vizitën e Donald Trump në Arabinë Saudite, ka shkruar një artikull për gazetën Neë Arabia, ku shkruan: Irani prej të gjitha vendeve që angazhohen për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe nga të gjitha vendet fqinje dhe rajonale kërkon të përballen me ata faktorët që kërkojnë të krijojnë katastrofë njerëzore në rajon. Ditën e shtunë presidenti Donald Trump në vizitën e parë të tij jashtë shtetit, shkoi në Riad. Gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite ai do të diskutojë për kontratat e shitjes së armëve dhe për disa kontrata në sektorin ekonomik. Me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, presidenti amerikan pritet të takohet dhe diskutojë me disa nga krerët e vendeve islamike, me të cilët do të diskutojë edhe për luftën kundër rezistencës në rajon.