Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51336-rezultati_përfundimtar_i_zgjedhjeve_në_iran
Hasan Ruhani është zgjedhur në krye të qeverisë së 12-të të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
May 20, 2017 07:35 Europe/Tirane
  • Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Iran

Hasan Ruhani është zgjedhur në krye të qeverisë së 12-të të Republikës Islamike të Iranit.

Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit në një konferencë për shtyp ka deklaruar: Z. Hasan Ruhani me 23,549,616 vota është zgjedhur në postin e presidentit të qeverisë së 12-të të Republikës Islamike të Iranit. Sipas një njoftimi të Parstoday.com, Abdul’reza Rahmani Fazli, deklaroi se rreth 41 milion votues kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe rezultati është si më poshtë:

Numri total i votave 41,220,131

Nga këto vota kandidatët kanë marrë vota si më poshtë:

  1. Hasan Ruhani: 23,549,616
  2. Sejed Ibrahim Raisi: 15,786,449
  3. Mustafa Mirsalim; 478,215
  4. Mustafa Hashemi Taba: 215,450
    Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për president në Iran

     

Zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe të këshillave islamik për qytetet dhe fshatrat në Iran, u organizuan dje në Iran dhe në 102 vende të tjera të botës. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote mbi 56 milion votues nga të cilët kanë votuar mbi 40 milion persona me të drejtë vote.