Lideri suprem falënderon popullin iranian për pjesëmarrjen masive në zgjedhje
Lideri suprem i Revolucionit Islamik me anë të një mesazhi me rastin e zgjedhjeve të 19 Majit në Iran, falënderoi popullin iranian për pjesëmarrjen masive dhe entuziaste në zgjedhje.
Ajetollah Khamenei, lider suprem i Revolucionit Islamik në këtë mesazh thekson: “Pjesëmarrja e gjerë dhe entuziaste e popullit dhe krijimi i radhëve të gjata për të mbërritur në kutitë e votimit, është dëshmi e qartë e fuqisë së themeleve të demokracisë islame dhe e përkrahjes së gjithanshme për sistemin e RII dhe Irani dhe të gjithë iranianët dolën faqebardhë dhe krenarë nga kjo sprovë e rëndësishme”. Duke theksuar se edhe një herë Irani islamik i detyroi të tërhiqen keqdashësit dhe armiqtë, Ajetollah Khamenei shtoi: “ Pas zgjedhjeve, populli duhet të mendojë për forcimin e unitetit dhe solidariteti, sepse padyshim uniteti është faktori kryesor i forcës së kombit iranian dhe të gjithë duhet t’i shpenzojnë energjitë për arritjen e aspiratave të larta të Iranit”.