Lideri suprem falënderon popullin iranian për pjesëmarrjen masive në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51344-lideri_suprem_falënderon_popullin_iranian_për_pjesëmarrjen_masive_në_zgjedhje
Lideri suprem i Revolucionit Islamik me anë të një mesazhi me rastin e zgjedhjeve të 19 Majit në Iran, falënderoi popullin iranian për pjesëmarrjen masive dhe entuziaste në zgjedhje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2017 16:23 Europe/Tirane
  • Lideri suprem falënderon popullin iranian për pjesëmarrjen masive në zgjedhje

Lideri suprem i Revolucionit Islamik me anë të një mesazhi me rastin e zgjedhjeve të 19 Majit në Iran, falënderoi popullin iranian për pjesëmarrjen masive dhe entuziaste në zgjedhje.

Ajetollah Khamenei, lider suprem i Revolucionit Islamik në këtë mesazh thekson: “Pjesëmarrja e gjerë dhe entuziaste e popullit dhe krijimi i radhëve të gjata për të mbërritur në kutitë e votimit, është dëshmi e qartë e fuqisë së themeleve të demokracisë islame dhe e përkrahjes së gjithanshme për sistemin e RII dhe Irani dhe të gjithë iranianët dolën faqebardhë dhe krenarë nga kjo sprovë e rëndësishme”. Duke theksuar se edhe një herë Irani islamik i detyroi të tërhiqen keqdashësit dhe armiqtë, Ajetollah Khamenei shtoi: “ Pas zgjedhjeve, populli duhet të mendojë për forcimin e unitetit dhe solidariteti, sepse padyshim uniteti është faktori kryesor i forcës së kombit iranian dhe të gjithë duhet t’i shpenzojnë energjitë për arritjen e aspiratave të larta të Iranit”.