Presidenti Ruhani i drejtohet popullit pas fitores në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51348-presidenti_ruhani_i_drejtohet_popullit_pas_fitores_në_zgjedhje
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani deklaroi se kombi iranian ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me pjesën tjetër të botës, larg dhunës dhe ekstremizmit.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
May 20, 2017 17:29 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani i drejtohet popullit pas fitores në zgjedhje

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani deklaroi se kombi iranian ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me pjesën tjetër të botës, larg dhunës dhe ekstremizmit.

Presidenti i RII i bëri këto deklarata në një fjalim televiziv të shtunën pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale te 19 Majit, ku fitoi një mandat të dytë në detyrë. “Iranianët në mënyrë të qartë dhe eksplicite dërguan mesazhin e tyre në botë përmes zgjedhjeve të së premtes”- tha ai, duke shtuar: "Kombi ynë dëshiron të jetojë në paqe dhe miqësi me botën, por në të njëjtën kohë nuk do të pranojë asnjë poshtërim apo kërcënim". "Ky është mesazhi më i rëndësishëm që kombi ynë pret të dëgjohet drejtë nga të gjitha qeveritë, fqinjët dhe veçanërisht fuqitë e mëdha "- vuri në dukje presidenti Ruhani. Ai shtoi se mesazhi i Iranit për vendet fqinje dhe të gjithë rajonit ishte i qartë se rruga për vendosjen e sigurisë në këtë rajon ishte përforcimi i demokracisë dhe respektimi i votave të popullit, në vend që të mbështeten në fuqitë e huaja. Ruhani theksoi se votimi vendimtar dhe masiv i iranianëve në të gjithë vendin dëshmoi se ata janë "një komb" që ka "një administratë" dhe që do "një president", i cili do të jetë presidenti i të gjithë njerëzve dhe sigurisht, do t'u shërbente të gjithë njerëzve. "Kombi i madh i Iranit, fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve jeni ju, "- tha presidenti në detyrë, duke vënë në dukje se kjo fitore ishte triumfi i paqes dhe pajtimit mbi tensionin dhe dhunën. "Kjo fitore ishte fitorja e unitetit kombëtar dhe solidaritetit kundrejt ndarjes dhe përçarjes"-theksoi presidenti iranian, i cili u bëri thirrje të gjithë iranianëve, madje edhe atyre që ishin kundër politikave të tij, për ta ndihmuar atë në avancimin e planeve të tij. Presidenti përfundoi fjalimin e tij duke lavdëruar përpjekjet e bëra nga të gjithë zyrtarët e përfshirë në mbajtjen e zgjedhjeve, veçanërisht Këshillit Kushtetues dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe kryebashkiakëve, guvernatorëve të përgjithshëm, policisë dhe forcave të sigurisë dhe masmedias.