Kandidatët dhe RTV kombëtar urojnë zotin Ruhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51352-kandidatët_dhe_rtv_kombëtar_urojnë_zotin_ruhani
Kandidatët e zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Iranit dhe RTV i RII, në mesazhe të veçanta kanë uruar zotin Hasan Ruhani për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2017 17:42 Europe/Tirane
  • Kandidatët dhe RTV kombëtar urojnë zotin Ruhani

Kandidatët e zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Iranit dhe RTV i RII, në mesazhe të veçanta kanë uruar zotin Hasan Ruhani për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Hasan Ruhani duke marrë mbi 23 milionë vota, fitoi një mandat të dytë presidencial. Mustafa Hashemi-Taba, kandidat pjesëmarrës në këto zgjedhje e uroi presidentin Ruhani dhe shprehu besimin se qeveria e kryesuar prej tij do të vazhdojë përpjekjet për progresin e Iranit dhe për zgjidhjen e problemeve të popullit. Sejed Mustafa Mirsalim, tjetër kandidat në zgjedhjet presidenciale, në mesazhin drejtuar zotit Ruhani, vlerësoi lartë pjesëmarrjen masive dhe entuziaste të popullit në zgjedhje dhe i uroi suksese presidentit Ruhani dhe qeverisë së tij në 4 vitet e ardhshme. Edhe RTV shtetëror i RII i dërgoi mesazh urimi presidentit Ruhani, i cili mori një mandat të fuqishëm nga populli iranian në zgjedhjet e lira e demokratike të karakterizuara nga entuziazmi mbarëkombëtar i qytetarëve iranianë.