Simpatizantët e Hasan Ruhani festojnë fitoren e presidentit
May 21, 2017 08:07 Europe/Tirane
Disa prej simpatizantëve të presidentit Hasan Ruhani, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, kanë dalë nëpër rrugë për të festuar fitoren e mandatit të dytë të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, pas fitores së Hasan Ruhani në zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran, simpatizantët e tij janë mbledhur nëpër rrugët, sheshet dhe trotuaret e Teheranit për të festuar fitoren. Me këtë rast janë hedhur slogane si “Ruhani të falënderojmë”, “tolerance, reformë, fitore e zgjedhje”, “ Mbështetja jonë për qeverinë” e shumë slogane të tjera. Festimet në Teheran dhe në qytete të tjera të Iranit janë organizuar qetësisht.
Tags