Medalje ari për mundësin iranian në kampionatin ‘Solidariteti i vendeve islamike’
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51374-medalje_ari_për_mundësin_iranian_në_kampionatin_solidariteti_i_vendeve_islamike’
Kampioni iranian i mundjes pasi mundi nënkampionin e lojërave olimpike Rio-2016 mori medalje ari për peshat 86 kg në kampionatin “ Solidariteti i vendeve islamike”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2017 03:37 Europe/Tirane
  • Medalje ari për mundësin iranian në kampionatin ‘Solidariteti i vendeve islamike’

Kampioni iranian i mundjes pasi mundi nënkampionin e lojërave olimpike Rio-2016 mori medalje ari për peshat 86 kg në kampionatin “ Solidariteti i vendeve islamike”.

Sipas një njoftimi të Parstoday.com, mundësi iranian Husein Jazdani në gjysmëfinale mundi kampionin e lojërave olimpike Londër-2012. Kampionati “ Solidariteti i vendeve islamike” u mbajt në Baku. Në këtë kampionat Husein Jazdani mundi nënkampionin e lojërave olimpike Rio-2016 për peshat 86 kg Salim Jashar dhe fitoi me rezultatoin 11 me 0. Me këtë fitore ai mori medaljen e tretë të artë për Iranin. Në vazhdim të kampionatit Xhaber Sadikzade përfaqësuesi i Iranit në peshat 125kg do të ndeshet me Raxha Alkrad nga Siria. Ekipi përfaqësues iranian në kampionatin e Bakusë deri tani ka fituar 82 medalje nga të cilat 24 ari, 25 argjendi dhe 33 bronzi dhe në total renditet i treti. Kampionati Solidariteti i vendeve islamike, organizohet me pjesëmarrjen e ekipeve nga 54 vende të botës në 22 lloje sportesh dhe do të vazhdojë deri më 22 maj.