Irani, destinacioni më i lirë për turistët në botë
Forumi Ekonomik Botëror për vitin e tretë me radhë, e ka prezantuar Iranin si destinacionin më të lirë turistik në botë për turistët e huaj.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Forumi Ekonomik Botëror në raportin e tij gjashtë mujor ka thënë se Irani në fushën e shpenzimeve turistike, konsiderohet destinacioni më i lirë në botë dhe vizita e vendeve të tjera si Egjipti, Malajzia, Rusia, Turqia, Greqia, Spanja, Amerika, Franca dhe Italia ka shpenzime më të larta se sa Irani.
Foto
Irani gjithashtu, edhe nga aspekti i resurseve dhe destinacioneve kulturore për turizëm, zë vendin e 38 në botë dhe ndodhet në një pozitë më të lartë në krahasim edhe më disa vende evropiane.
Foto
Siguria, shpenzimet dhe numri i vendeve turistike, shëndetësore, tregjeve dhe qasjes në informacione, janë faktorë të tjerë që e dallojnë Iranin në sektorin e turizmit.