Irani: Amerika të mos armatosë sponsorizuesit kryesorë të terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51526-irani_amerika_të_mos_armatosë_sponsorizuesit_kryesorë_të_terrorizmit
Irani i ka kërkuar SHBA-ve të ndalë furnizimin e armëve për "sponsorët kryesorë të terrorizmit" pasi presidenti amerikan Donald Trump arriti një marrëveshje ushtarake me Arabinë Saudite në vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 22, 2017 17:48 Europe/Tirane
  • Irani: Amerika të mos armatosë sponsorizuesit kryesorë të terrorizmit

Irani i ka kërkuar SHBA-ve të ndalë furnizimin e armëve për "sponsorët kryesorë të terrorizmit" pasi presidenti amerikan Donald Trump arriti një marrëveshje ushtarake me Arabinë Saudite në vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, z. Behram Kasemi i bëri thirrje Uashingtonit të hënën që të braktiste "politikën e tij militariste, ndërhyrëse, iranofobe dhe shitjen e armëve të rrezikshme dhe të padobishme për sponsorët kryesorë të terrorizmit". "Për fat të keq, politikat armiqësore dhe agresive të funksionarëve amerikanë po shkaktojnë një forcim të grupeve terroriste në rajon dhe abuzime nga ana e diktaturave që mbështesin këto grupe", tha ai. Kasemi hodhi poshtë akuzat e Trump se Irani po financonte, armatoste dhe trajnonte "terroristët, milicitë dhe grupet e tjera ekstremiste që përhapin shkatërrimin dhe kaosin në të gjithë rajonin". "Edhe një herë, me pretendimet e tij ndërhyrëse, të përsëritura dhe të pabaza për Iranin, presidenti amerikan u përpoq të inkurajonte vendet e rajonit për të blerë më shumë armë duke përhapur iranofobinë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. "Është e çuditshme që Irani po akuzohet për destabilizimin e rajonit nga një vend që ka qenë bashkëpunëtor i shtypjes dhe krimeve të regjimit sionist ndaj kombit të shtypur palestinez përmes mbështetjes ushtarake, financiare dhe logjistike për dekada të tëra", tha z. Kasemi. Në vitet e fundit, SHBA "ka qenë bashkëpunëtor në masakrimin e civilëve të pambrojtur të Jemenit përmes armatosjes së regjimeve diktatoriale arabe në Gjirin Persik", shtoi ai. "Mbështetja e SHBA dhe e aleatëve të saj rajonalë për terroristët është aq e qartë, saqë akuzat e tyre kundër të tjerëve për terrorizëm, nuk kanë asnjë blerës", tha Kasemi.  Ai, në përfundim tha: "Vendet e rajonit, në vend që të shpenzojnë miliarda dollarë nga pasuritë e popujve të tyre për një mbështetje imagjinare amerikane, do të bënin më mirë të mendonin për stabilitetin e vërtetë, mirëqenien, qetësinë dhe paqen e popujve të tyre dhe të shpenzonin këto shuma për zhvillimin dhe bashkëpunimin konstruktiv rajonal . " Kasemi shprehu keqardhjen se "disa vende të rajonit, në vend që të mbështeten tek fuqia e popujv të tyre dhe kapacitetet e bashkëpunimit rajonal, i kanë vendosur shpresat në mbështetjen e fuqive të mëdha".