Takimi formal i Riadit/Irani flamurtar i luftës kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51532-takimi_formal_i_riadit_irani_flamurtar_i_luftës_kundër_terrorizmit
Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në konferencën e tij për shtyp me gazetar vendas e të huaj, që ishte konferenca e tij e parë pas zgjedhjes për një mandat të dytë në postin e presidentit, tha se Irani është në krye dhe flamurtar i luftës kundër terrorizmit dhe shtoi se takimi i Riadit ishte një takim formal politik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2017 03:41 Europe/Tirane
  • Takimi formal i Riadit/Irani flamurtar i luftës kundër terrorizmit

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në konferencën e tij për shtyp me gazetar vendas e të huaj, që ishte konferenca e tij e parë pas zgjedhjes për një mandat të dytë në postin e presidentit, tha se Irani është në krye dhe flamurtar i luftës kundër terrorizmit dhe shtoi se takimi i Riadit ishte një takim formal politik.

Hasan Ruhani

Pasditen e së hënës presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani foli mbi deklaratat e Donald Trump gjatë qëndrimit të tij në Riad dhe mbi akuzat e hedhura kundër Iranit për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe tha se takimi i së dielës në Arabinë Saudite ishte një takim formal që nuk ka vlerë politike. Arabia Saudite edhe më herët ka bërë të tilla takime, mirëpo lufta kundër terrorizmit nuk zgjidhet duke i dhënë një shteti paratë e një kombi, apo duke organizuar vetëm një takim. Për të vërtetuar se takimi i Riadit ishte një takim formal, presidenti Ruhani tha: Ata që kanë mundur t’i bëjnë ballë terrorizmit janë populli irakian, sirian dhe libanez dhe populli iranian nëpërmjet diplomatëve dhe konsulentëve të tij ushtarakë ka ndihmuar popujt e Sirisë, Irakut dhe popujt e tjerë në luftën e tyre kundër terrorizmit. Presidenti iranian parashtroi pyetjen se kush është ai që ka krijuar grupin terrorist ISIS në rajon dhe se kush ai që lufton kundër këtij grupi. Irani, Siria, Iraku, Hezbullahu i Libanit dhe Rusia përbëjnë boshtin real të luftës kundër terrorizmit. Ata të cilët kanë mbështetur terroristët dhe u kanë dhënë para terroristeve, nuk mund të pretendojnë për luftën kundër terrorizmit. Qeveria amerikane kurrë nuk ka luftuar terroristët, por populli amerikan me padyshim është kundër terroristëve. Duke iu referuar samitit Arabo-Islamik- Amerikan, që u zhvillua të dielën në kryeqytetin saudit Riad, Ruhani tha se tubimi, i cili mblodhi 55 vende, ishte "vetëm një show" pa ndonjë vlerë politike.  Për të gjithë është e qartë se kush mbështet terrorizmin dhe kush e lufton terrorizmit dhe padyshim takimi i Riadit nuk ishte një front real i luftës kundër terrorizmit. Takimi formal i disa vendeve arabe në rajon në prani të Trump, për gjoja mbështetjen e luftës imagjinare të Arabisë Saudite kundër terrorizmit, nuk mund të ndryshojë kurrë realitetin. Pjesëmarrja e Trump në takimin e Riadit dhe vjelja e miliarda dollarëve për të qarkulluar industrinë e prodhimit të armëve në Amerikë, në asnjë mënyrë nuk nënkupton luftën kundër terrorizmit, sepse sot Amerika u jep armë terroristëve në Siri dhe në Irak dhe po me këto armë Arabia Saudite prej mëse dy vitesh sulmon dhe vret popullin e pafajshëm të jemenit. Roli i përbashkët i Arabisë Saudite dhe i Amerikës në rajon është vrasja e drejtpërdrejtë dhe indirekte e popujve në rajon dhe në të tilla kushte pretendimet për luftë kundër terrorizmit në takimin e Riadit, janë pretendime qesharake.