Ekipi Esteghlal fiton ndeshjen kundër Al Einit të Emirateve
May 23, 2017 03:41 Europe/Tirane
Ekipi iranian i futbollit Esteghlal në ndeshjen e radhës për ligën e kamionëve të Azisë, fitoi përballë ekipit emiratas Al Ein me rezultatin 1 me 0.
Ndeshja u zhvillua në prani të 60 mijë tifozëve e cila u drejtua nga një arbitër kinez. Takimi i kthimit do të mbahet të hënën e javës së ardhshme në Emirate. Në ndeshjen e kthimit ekipit iranian Esteghlal i mjafton vetëm një barazim për të kaluar në fazën tjetër të kampionatit. Ekipi iranian i futbollit Esteghlal është një prej ekipeve më të fuqishme në kampionatin iranian të futbollit dhe në kampionatet e Azisë.
Tags