Ekipi iranian i futsalit korr fitoren e dytë
May 23, 2017 06:43 Europe/Tirane
Ekipi iranian i futsalit për moshat nën 20 vjeç ka korrur fitoren e dytë në kampionatin e Azisë që zhvillohet në Tajlandë.
Në ndeshjen e zhvilluar dje, ekipi iranian fitoi kundrejt rivalit emiratas me rezultatin 5 me 1. Në ndeshjen e ditës së mërkurë përballë ekipit nga Mongolia të rinjtë e fustalit iranian arritën të fitojnë me rezultatin 6 me 0. Nesër ekipi iranian do të ndeshet me kinën dhe ditën e shtunë do të përballet me ekipin e Kirgizistanit. Fituesi i kampionatit të Azisë hyn automatikisht në lojërat olimpike për të rinjtë të vitit 2018 në Argjentinë.
Tags