Zarif reagon ndaj sulmit kundër qytetarëve bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51608-zarif_reagon_ndaj_sulmit_kundër_qytetarëve_bahrejnas
Ministri i jashtëm i RII ka reaguar kundër sulmeve të forcave të sigurisë së regjimit AlKhalifa ndaj qytetarëve bahrejnas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2017 15:55 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj sulmit kundër qytetarëve bahrejnas

Ministri i jashtëm i RII ka reaguar kundër sulmeve të forcave të sigurisë së regjimit AlKhalifa ndaj qytetarëve bahrejnas.

Mohamed Xhevad Zarif e ka bërë këtë reagim në një mesazh të lëshuar në llogarinë e tij tëitter të martën. Sipas disa informacioneve, forcat e sigurimit të Bahrejnit, të mbështetura nga milicia saudite, sulmuan të martën përkrahësit e klerikut të lartë të Bahrejnit Shejh Isa Kasem në rajonin Deraz në Bahrejn. Një person vdiq dhe 100 të tjerë u plagosën në sulmin, thanë njoftimet. Një gjykatë e Bahrejnit më 21 maj 2017 urdhëroi konfiskimin e pasurive të Shejh Isa Kasem dhe e dënoi atë me një vit burg.