Në manovrat Bejtul Mukades, testohet droni iranian Muhaxher-2
May 24, 2017 08:13 Europe/Tirane
Në manovrat e 29-ta ushtarake Bejtul Mukades të forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, është testuar droni iranian Muhaxher-2.
Sot njëkohësisht me nisjen e manovrave ushtarake të forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në qytetin Esfahan, droni iranian Muhaxher-2 përveçse ka fluturuar në zonat e organizimit të manovrave ka marrë pamje nga zonat strategjike dhe ka dhënë informacione në formë lajme për qendrën e komandës së dronit dhe të manovrave. Droni Muhaxher-2 është lloji i sofistikuar i dronit Siraf që është publikuar vitin e kaluar në manovrat ushtarake Profeti i Madhërishëm-28.
Tags