Nisin manovrat ushtarake Bejtul-Mukades 29
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51644-nisin_manovrat_ushtarake_bejtul_mukades_29
Me rastin e çlirimit të qytetit Khorramshahr, sot në qytetin Esfahan në qendër të Iranit kanë nisur manovrat ushtarake të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit të quajtur Bejtul Mukades-29.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2017 08:13 Europe/Tirane
  • Nisin manovrat ushtarake Bejtul-Mukades 29

Me rastin e çlirimit të qytetit Khorramshahr, sot në qytetin Esfahan në qendër të Iranit kanë nisur manovrat ushtarake të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit të quajtur Bejtul Mukades-29.

Në këto manovra janë angazhuar njësitet tokësore, të topave, të ndërhyrjes së shpejtë, brigada 65 e forcave speciale, njësiti i dronëve, njësiti i helikopterëve dhe i avionëve luftarakë të forcave ajrore të Republikës Islamike të Iranit. 24 Maji është dita e çlirimit të qytetit Khorramshahr në jugperëndim të Iranit në vitin 1982. Çlirimi i këtij qyteti ishte një prej objektivave më të rëndësishme të operacionit Bejtul Mukades të vitit 1982 gjatë luftës së imponuar së Irakut kundër Iranit. Ky qytet u çlirua pas 578 ditësh pushtimi nga ana e regjimit Bath të Irakut.