Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës uron presidentin iranian
Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës me anë të një mesazhi dërguar për z. Hasan Ruhani, ka uruar atë për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe për zgjedhjen e tij president i Iranit edhe për një mandat tjetër.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mladen Ivanociç, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës, uroi fitoren e z. Hasan Ruhani në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit. Mladen Ivanoviç në mesazhin e tij dërguar për z. Hasan Ruhani ka thënë: "Jam i kënaqur dhe ndjehem i nderuar që nga ana ime personale dhe në emër të Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës të shpreh urimet tona më të sinqerta me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjes përsëri president të Iranit! Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimeve bilaterale në të gjitha fushat mes të dy vendeve".