Irani dhe Sllovenia të interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51824-irani_dhe_sllovenia_të_interesuar_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve
Drejtori i përgjithshëm i departamentit të Evropës veriore dhe lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se për Iranin nuk ekziston asnjë lloj kufizimi në zgjerimin e bashkëpunimeve politike, parlamentare, ekonomike dhe kulturore me Slloveninë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 27, 2017 03:50 Europe/Tirane
  • Irani dhe Sllovenia të interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve

Drejtori i përgjithshëm i departamentit të Evropës veriore dhe lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se për Iranin nuk ekziston asnjë lloj kufizimi në zgjerimin e bashkëpunimeve politike, parlamentare, ekonomike dhe kulturore me Slloveninë.

Mahmud Brimani, në takimin që pati me Mati Maren drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë, takim që u organizua në Lubianë tha; Irani synon zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare me Slloveninë dhe kërkon gjetjen e rrugëve të reja për shkëmbimin e eksperiencave bilaterale. Mahmud Brimani ndër të tjera shtoi: Mes Iranit dhe Sllovenisë bashkëpunimet janë forcuar dhe janë nënshkruar disa marrëveshje për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Për momentin fushat e bashkëpunimit mes Iranit dhe Sllovenisë janë ambienti, energjia rinovuese, prodhimi i pajisjeve për makinat, bujqësi dhe nano-teknologji. Nga ana e tij Mati Maron vuri në dukje se vendi i tij është i interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin sidomos në fushën ekonomike.