Irani dënon sulmin terrorist në Irak
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi dënoi të martën shpërthimet terroriste në Irak, që rezultuan me vdekjen e disa personave. Kasemi i ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe qeverinë dhe popullin irakian.
Ky sulm terrorist në muajin e shenjtë të Ramazanit është një shembull i qartë i armiqësisë së terroristëve ndaj islamit dhe myslimanëve të vërtetë, shtoi ai. Kasemi tha se kjo është përpjekja e fundit e dëshpëruar e terroristëve për të dalë nga vështirësitë e humbjeve të fundit në Irak. Ai po ashtu foli edhe për sukseset e ushtrisë dhe forcave popullore irakianë në Mosul dhe shprehu shpresën se vendi do të pastrohet tërësisht nga terroristët. "Forcat e armatosura të Irakut janë afër fitimit përfundimtar", shtoi zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII. Shpërthimi i një makine bombë në rajonin Karrada shkaktoi vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e 55 të tjerëve.