Irani i gatshëm të dërgojë tre satelitë në hapësirë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52144-irani_i_gatshëm_të_dërgojë_tre_satelitë_në_hapësirë
Shefi i departamentit për shërbime hapësinore në Organizatën Hapësinore të Iranit deklaroi se satelitët "Nahid-1", "Miqësia" dhe "Mesazhi" në këtë vit do të jenë të gatshëm për tu dërguar në hapësirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 31, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm të dërgojë tre satelitë në hapësirë

Shefi i departamentit për shërbime hapësinore në Organizatën Hapësinore të Iranit deklaroi se satelitët "Nahid-1", "Miqësia" dhe "Mesazhi" në këtë vit do të jenë të gatshëm për tu dërguar në hapësirë.

Homajun Sadr, shefi i departamentit për shërbime hapësinore në Organizatën Hapësinore të Iranit, të martën në një konferencë për shtyp në lidhje me hulumtimet hapësinore të kësaj organizate, tha: "Aktualisht sateliti i Universitetit Industrial Sharif me emrin "Miqësia" është përgatitur plotësisht për tu dërguar në hapësirë dhe me urdhrin e autoriteteve përkatëse, së shpejti do të dërgohet në hapësirë. Organizata Hapësinore e Iranit ka hartuar edhe projektin e satelitit "Pars -1" dhe ky projekt aktualisht është duke u zbatuar me bashkëpunimin e pesë universiteteve dhe qendrave për hulumtime hapësinore të Iranit. Në sektorin hapësinor, përveç prodhimit të sateliteve është hartuar edhe projekti për dërgimin e hulumtuesve iranianë në hapësirë",- tha ndër të tjera Homajun Sadr, shefi i departamentit për shërbime hapësinore në Organizatën Hapësinore të Iranit.