Irani dënon sulmin terrorist në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52162-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII z. Behram Kasemi tha të mërkurën se janë shkaktuar dëmtime të vogla në misionin diplomatik të Iranit në Kabul për shkak të shpërthimit masiv të një bombe në qytet ku thuhet se kanë humbur jetën 67 persona dhe janë plagosur 325 të tjerë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 31, 2017 16:22 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Afganistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII z. Behram Kasemi tha të mërkurën se janë shkaktuar dëmtime të vogla në misionin diplomatik të Iranit në Kabul për shkak të shpërthimit masiv të një bombe në qytet ku thuhet se kanë humbur jetën 67 persona dhe janë plagosur 325 të tjerë.

Duke folur për IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII duke dënuar këtë shpërthim terrorist, deklaroi se Ministria e jashtme e Iranit është informuar se një sulmues vetëvrasës shpërtheu makinën e tij pranë ambasadës së Iranit në Kabul të mërkurën në rrethet diplomatike në Kabul. Shpërthimi shkatërroi dritaret e ndërtesave të afërta, por shkalla e dëmeve në ambasadën e Iranit ishte shumë e vogël, tha ai. Për fat të mirë, asnjë nga anëtarët e stafit të ambasadës nuk u plagos dhe ambasada do të rifillojë aktivitetet normale brenda orëve të ardhshme, tha Kasemi. Shpërthimi i së mërkurës në Kabul, Afganistan, mori jetën e 67 personave dhe plagosi 325 të tjerë. Sipas raporteve lokale, shpërthimi që ndodhi në orën 04:00 në rajonin Vazir Akbar Khan, synonte Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Afganistan.