Larixhani: Irani deri diku ka kaluar çështjen bërthamore
Kryetari i Parlamentin Islamik të Iranit të mërkurën në mbrëmje në një takim të përbashkët me drejtues të mediave në Teheran, deklaroi se Irani deri diku ka kaluar çështjen e programit bërthamor dhe aktualisht është krijuar një atmosferë e qetë për investime.
Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, njëkohësisht shtoi: "Natyrisht disa vende po krijojnë akoma pengesa në fushën e investimit në Iran dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore, prandaj roli i mediave në këtë periudhë të rëndësishme, mund të ndihmojë në realizimin e objektivave të Iranit. Në disa vende po kryhen disa veprime për ta zemëruar Iranin ose për të shikuar se si do të reagojë Irani! Mendojmë se veprime të tilla do të vazhdojnë dhe ndoshta mund të shtohen edhe më shumë". Z. Larixhani duke thënë se rajoni i Lindjes së Mesme po përjeton zhvillime të reja, shtoi: "Sfidat rajonale po shtohen dhe terrorizmi po zgjerohet më shumë, prandaj si rezultat i kësaj, po shtohen edhe trazirat dhe pasiguria e rajonit". Kryetari i Parlamentin Islamik të Iranit në lidhje me kushtet ekonomike të Iranit, theksoi: "Pa vullnet kombëtar, problemet ekonomike të Iranit nuk mund të zgjidhen, prandaj për të dalë nga gjendja aktuale, ekziston nevoja për krijimin e një atmosfere racionale dhe me një unitet më të madh".