Bota islame duhet të jetë vigjilencë përballë komploteve të arrogancës botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52284-bota_islame_duhet_të_jetë_vigjilencë_përballë_komploteve_të_arrogancës_botërore
Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se popujt myslimanë dhe bota islame duhet të jetë vigjilente përball komploteve të arrogancës botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2017 12:43 Europe/Tirane
  • Bota islame duhet të jetë vigjilencë përballë komploteve të arrogancës botërore

Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se popujt myslimanë dhe bota islame duhet të jetë vigjilente përball komploteve të arrogancës botërore.

Ajetullah Muhamed Emami Kashani, imami i namazit të së premtes në Teheran, vuri në dukje vizitën e fundit të Donald Trump, presidentit të Amerikës, në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shitjen e qindra miliarda dollarësh armatime regjimit Al Saud për vrasjen e popujve të pafajshëm të rajonit dhe deklaroi se bota islame duke ruajtur vigjilencën e saj përball komploteve të Amerikës dhe regjimit sionist në rajon që po ndiqen me koordinim të Arabisë Saudite, duhet të qëndrojë dhe rezistojë përball padrejtësisë dhe dhunës. Imami i namazit të së premtes në Teheran duke iu drejtuar shteteve islame, theksoi: "Qeveria e Amerikës, sidomos Donald Trump, presidenti i këtij vendi dhe sunduesit e regjimit Al Saud me bashkëpunim të sionistëve, po vrasin popullin e pafajshëm të Jemenit, Bahrejnit, Sirisë, Palestinës dhe Afganistanit, prandaj shtetet islame nuk duhet të bien në kurthin e intrigave dhe komploteve të Amerikës dhe regjimit Al Saud. Ajetullah Emami Kashani duke paralajmëruar në lidhje me ndjekjen e politikës saudite dhe amerikane nga disa vende arabe të rajonit, shtoi: "Fati i vendeve arabe dhe islame të rajonit të cilat po ndjekin politikat e Amerikës dhe regjimit Al Saud, nuk do të jetë gjë tjetër, përveçse turp dhe humbje". Ajetullah Emami Kashani vuri në dukje edhe 28 vjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra) dhe deklaroi: "Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit i ofroi botës një të vërtetë dhe ngriti flamurin e Islamit në botë duke shkaktuar frikë të madhe te arroganca botërore".