Roli udhëheqës i imam Khomeinit (ra) në zgjidhin dhe ringjalljen e Islamit
(last modified Sat, 03 Jun 2017 13:32:23 GMT )
Qershor 03, 2017 15:32 Europe/Tirane
  • Roli udhëheqës i imam Khomeinit (ra) në zgjidhin dhe ringjalljen e Islamit

Ministria e mbrojtjes e RII me anë të një deklarate njoftoi se udhëheqja e imam Khomeinit (ra) bëri ringjalljen dhe zgjimin e islamit të pastër, të fuqishëm dhe revolucionar.

Kjo ministri në deklaratën e lëshuar me rastin e 28 vjetorit të vdekjes së imam Khomeinit (ra) themeluesit të RII dhe për lëvizjen e 15 Khordadit thotë se lëvizja në fjalë ishte pikënisja e lëvizjes popullore për rrëzimin e regjimit Pahlavi dhe për fundin e sundimit të Amerikës në Iran. Në deklaratë flitet për fitoret, sukseset dhe arritjet kombëtare, rajonale dhe botërore të revolucionit islamik dhe thuhet: Nën drejtimin inteligjent të liderit suprem të revolucionit islamik dhe me anë të udhëzimeve dhe mendimeve të pastra të imam Khomeinit (ra), sistemi fetar u forcua dhe njëkohësisht u formua fronti i rezistencës dhe i zgjimit islam i cili ka ndryshuar të gjitha përllogaritjet botërore. Nesër më 4 qershor është përvjetori i 28-të i vdekjes së imam Khomeinit (ra) themeluesit të RII.

Tags