Qëndrimi i Imam Khomeinit (ra) përballë fuqive arrogante
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Imam Khomeini (ra) ishte një njeri i madh i cili gjithmonë mbështeste të varfrit dhe popujt e shtypur dhe qëndronte ashpër kundër fuqive arrogante.
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit të shtunën në një deklarate të publikuar ka thënë se historia e 4 dhe 5 qershorit e Iranit Islamik kujton emrin e Imam Khomeinit (ra), themeluesit të RII, i cili krijoi një model të ri të administrimit të shoqërive njerëzore dhe pati rol në sigurimin e lumturisë shpirtërore. Në deklaratën e ushtrisë së RII thuhet: Imam Khomeini (ra) me idetë e tij hyjnore bëri që të largohemi nga idetë e fuqive botërore dhe Islamin e zgjodhi si të vetmen rrugë shpëtimi për njerëzimin në botë. Nesër më 4 qershor është përvjetori i 28-të i vdekjes së imam Khomeinit (ra) themeluesit të RII.