Përvjetori i kryengritjes historike të 15 Khordadit
Dita e nesërme, 5 Qershor 2017, përkon me përvjetorin e kryengritjes së 15 Khordadit 1342 (1963) pas arrestimit të Imam Khomeinit nga regjimi i Shahut të Iranit.
54 vite më parë, pasi Imam Khomeini mbajti një fjalim në qendrën teologjike të Kumit kundër regjimit despotik të Shahut ku denoncoi bashkëpunimit e Shahut me krimet e regjimit të Izraelit, forcat e sigurisë së regjimit monarkist e arrestuan atë dhe kjo ngjarje shkaktoi irritimin e popullit. Si rrjedhim, populli iranian organizoi protesta masive në shumë qytete të Iranit duke shprehur solidaritetin me Imam Khomeinin dhe duke dënuar politikat shtypëse dhe anti-popullore të regjimit të Shahut. Forcat e regjimit reaguan në mënyrën më të egër duke sulmuar qendrën teologjike të Kumit dhe protestuesit në mbarë Iranit, cka shkaktoi shumë të vrarë e të plagosur si dhe mijëra protestues u arrestuan. Kjo ditë, shënoi fillimin e përmbysjes së regjimit monarkist në Iran. Imam Khomeini (ra), themelues i Republikës Islamike të Iranit, më 15 Khordad 1342, e futi në një fazë të re e të rëndësishme lëvizjen popullore kundër regjimit diktatorial të Shahut dhe për më shumë se një dekadë duroi vështirësi të shumta dhe u internua jashtë vendit.