Ndërhyrjet e Amerikës shkak i tensioneve në vendet arabe
(last modified Mon, 05 Jun 2017 15:05:16 GMT )
Qershor 05, 2017 17:05 Europe/Tirane
  • Ndërhyrjet e Amerikës shkak i tensioneve në vendet arabe

Tensioni i ri midis shteteve arabe të rajonit është rezultat i vizitës së fundit të presidentit amerikan në Arabinë Saudite dhe ndërhyrjet e tij, tha të hënën Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin e RII.

Z. Alaudin Boruxherdi tha se Përshtypja e parë e vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në rajon është tensioni i kohëve të fundit në marrëdhëniet e mes këtyre vendeve, duke iu referuar raporteve se disa shtete arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, kanë shkëputur lidhjet me Katarin. Boruxherdi theksoi se Irani gjithmonë kishte theksuar se çdo problem në Lindjen e Mesme duhet të zgjidhet nga vendet e rajonit. "Ndërhyrja e shteteve të tjera, veçanërisht ajo e SHBA-së si armiku më i njohur i vendeve myslimane, nuk mund të përdoret në eliminimin e problemeve", shtoi ai. Rezultati i vizitës së Trump në Arabinë Saudite ishte kontrata më e madhe e armëve; Armët e ngjashme që janë përdorur nga ushtria saudite për të vrarë më shumë se 10,000 muslimanë arabë në Jemen në dy vitet e fundit, ka shtuar kryetari i Komisionit për politikë të jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin e RII. I ashtuquajturi koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi ndërhyrjen ushtarake në Jemen në 2015. Tani Katari është përjashtuar nga aleanca.

 

Tags