Abdulahian: Dëshira saudite për të sunduar rajonin nuk do të realizohet
Asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare Husein Amir Abdulahian, ka thënë se Arabia Saudite beson se mund të sundojë rajonin, por kjo dëshirë nuk do të jetësohet.
Husein Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare, të martën në një intervistë me gazetarin e IRIB, duke folur mbi rolin e Amerikës në shpërthimin e tensioneve të fundit mes Katarit dhe Arabisë Saudite, ka thënë: Amerikanët kërkon të shfrytëzojnë aftësitë dhe mundësitë e rajonit dhe besojnë se me krijimin e mosmarrëveshjeve midis vendeve mund të krijojnë mundësi për forcimin e pozicionit të SHBA dhe regjimit sionist. Amir Abdulahian ka thënë se koalicioni të cilin e kanë përmend mbreti saudit dhe presidenti amerikan, nuk zgjati as 24 orë dhe menjëherë pas takimit, u ngritën zërat e Katarit dhe disa anëtarëve tjerë të koalicionit.