Kremlini dënoi sulmet terroriste në Teheran
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka dënuar ashpër sulmet terroriste që ndodhen sot në mëngjes në Teheran.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, reagoi ndaj sulmeve terroriste në Teheran dhe dënoi ashpër këto veprime. Lavrov theksoi: "Sulmet terroriste në Iran, përgjegjësinë për të cilat ka marrë grupi terrorist ISIS, tregojnë se terroristët nuk ndalen". Ndërkohë, zëdhënësi i Vladimir Putin, presidentit të Iranit, gjithashtu, dënoi sulmet terroriste në Teheran dhe theksoi: "Këto veprime na kujtojnë nevojën për unitet kundër terrorizmit, edhe unitetin dhe aleancën me vendet myslimane. Moska dënon ashpër sulmet terroriste në Teheran dhe thekson nevojën për koordinimin e veprimeve në luftën kundër terrorizmit,"- theksoi ndër të tjera Dimitri Peskov.