Libani dënon sulmet terroriste në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52652-libani_dënon_sulmet_terroriste_në_iran
Kryetari i Parlamentit të Libanit dënoi sulmet e sotme terroriste në Teheran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 07, 2017 14:30 Europe/Tirane
  • Libani dënon sulmet terroriste në Iran

Kryetari i Parlamentit të Libanit dënoi sulmet e sotme terroriste në Teheran.

Nabih Berri, kryetar i Parlamentit të Iranit, i dërgoi mesazhe të vecanta Ajetollah Khameneit, liderit suprem të RII dhe Ali Larixhanit, kryetar i Parlamentit të Iranit, ku dënon ashpër sulmet e sotme terroriste në Parlamentin e Iranit dhe në mauzoleun e Imam Khomeinit (ra) dhe theksoi: “Këto krime do të forcojnë edhe më shumë vullnetin dhe vendosmërinë e Iranit për të luftuar dhe zhdukur terrorizmin”. Edhe Këshilli i Dijetarëve Fetarë të Libanit dënoi sulmet e sotme terroriste në Teheran, ku u martirizuan 12 shtetas iranianë dhe u plagosën 42 të tjerë. Përgjegjësinë për këto sulme terroriste e ka marrë përsipër grupi terrorist-takfirist ISIS.