Ministri i Jashtëm iranian drejt Ankarasë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52654-ministri_i_jashtëm_iranian_drejt_ankarasë
Muhamed Xhevad Zarif, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit u nis të mërkurën për një vizitë pune në Ankara ku do të takohet me funksionarët më të lartë të Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2017 10:07 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian drejt Ankarasë

Muhamed Xhevad Zarif, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit u nis të mërkurën për një vizitë pune në Ankara ku do të takohet me funksionarët më të lartë të Turqisë.

Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se vizita e zotit Zarif në Turqi kryhet në kuadër të kontakteve të rregullta të funksionarëve të dy vendeve dhe gjatë kësaj vizite do të diskutohen marrëdhëniet Teheran-Ankara, si dhe cështjet rajonale si kriza në Siri dhe tensionet e fundit mes Katarit dhe disa vendeve arabe të Gjirit Persik.