Ministri i Jashtëm iranian drejt Ankarasë
Qershor 07, 2017 10:07 Europe/Tirane
Muhamed Xhevad Zarif, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit u nis të mërkurën për një vizitë pune në Ankara ku do të takohet me funksionarët më të lartë të Turqisë.
Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se vizita e zotit Zarif në Turqi kryhet në kuadër të kontakteve të rregullta të funksionarëve të dy vendeve dhe gjatë kësaj vizite do të diskutohen marrëdhëniet Teheran-Ankara, si dhe cështjet rajonale si kriza në Siri dhe tensionet e fundit mes Katarit dhe disa vendeve arabe të Gjirit Persik.
Tags