Lavrov reagon ndaj sulmeve terroriste në Teheran
Ministri i Jashtëm i Rusisë duke reaguar ndaj sulmeve terroriste të së mërkurës në Teheran, deklaroi se këto sulme terroriste treguan se terroristët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga krimet e tyre.
Agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Spanjës, deklaroi se “sulmet terroriste në Teheran dëshmuan se për luftën efikase kundër terrorizmit, është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe mobilizimi ndërkombëtar”. Disa terroristë të armatosur kryen sulme kundër selisë së Parlamentit iranian dhe ndaj mauzoleut të Imam Khomeinit (ra), por pas ndërhyrjes së forcave të rendit e të sigurisë së RII, këto sulme u neutralizuan dhe dy prej terroristëve u arrestuan, ndërsa të tjerët u vranë.