Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmeve terroriste në Teheran
(last modified Wed, 07 Jun 2017 21:09:45 GMT )
Qershor 07, 2017 23:09 Europe/Tirane
  • Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmeve terroriste në Teheran

Sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran kanë shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare. Shefja e diplomacisë Evropiane ka reaguar ndaj sulmeve terroriste që ndodhën sot në Teheran dhe deklaroi se sot është një ditë shumë e pikëlluar.

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, ka reaguar ndaj sulmeve terroriste të kryera sot në Teheran dhe ka thënë: “Aot është një ditë shumë e pikëlluar. Lajmet në lidhje me këto sulme po i ndjek me vëmendje. Sot do të jem në kontakt me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit”. Kryetari i parlamentit evropian pas sulmeve terroriste që ndodhën në Teheran, ka komunikuar me kryetarin e parlamentit të RII dhe ka shprehur solidaritet me popullin iranian. Antonio Taxhani, kryetar i parlamentit evropian në faqen e tij në tuiter ka shkruar, se në kontakt me Ministrinë e jashtme të Iranit do të shqyrtohen aktet terroriste në Teheran. Po ashtu grupi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Teheran dhe kanë shprehur solidarizim me popullin iranian. Grupi i socialistëve dhe demokratëve ka shkruar në  twitter se terrorizmi është një kërcënim global dhe nuk njeh kufij, prandaj autorët dhe sponsorët e këtyre veprave duhet të sillen para drejtësisë. Ministri i jashtëm i Italisë duke reaguar ndaj sulmeve terroriste në Teheran, ka theksuar nevojën e krijimit të një strategjie afatgjate kundër terrorizmit. Anxhelino Alfano duke folur rreth sulmeve terroriste të ISIS të mërkurën në Teheran, ka thënë: Terrorizmi edhe njëherë goditi, e kësaj here në rajonin e ndjeshëm siç është Irani. Alfano ka thënë se sulmet në Teheran forcojnë edhe  më shumë nevojën për nevojën për unifikimin e të gjithëve për hartimin e një strategjie afatgjatë kundër terrorizmit. Alfano ka thënë se terrorizmi po godet si perëndimin, ashtu edhe lindjen dhe ka shtuar: Italia ofron në të gjitha aspektet përkrahjen e saj në luftën kundër terrorizmit. Edhe Presidenti i Rusisë ka dënuar sulmet terroriste në Teheran. Vladimir Putin të mërkurën në një mesazh dërguar homologut të tij iranian z. Hasan Ruhani, përveç se ka shprehur ngushëllime për martirizimin e disa qytetarëve iranianë në sulmet terroriste në Teheran, ka shkruar: Këto krime edhe njëherë dëshmojnë për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe unë dënojë fuqishëm këto sulme. Presidenti rus ka theksuar për gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar Teheranin në luftën kundër terrorizmit. Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, reagoi ndaj sulmeve terroriste në Teheran dhe dënoi ashpër këto veprime. Lavrov theksoi: "Sulmet terroriste në Iran, përgjegjësinë për të cilat ka marrë grupi terrorist ISIS, tregojnë se terroristët nuk ndalen". Kreu i komisionit për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë i Këshillit të Federatës (dhoma e lartë e parlamentit) Ruse, ka thënë: Irani do t’i japë përgjigje të fuqishme sulmeve terroriste të ditës së mërkurë në Teheran.Frans Klinshevic, kreu i komisionit për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë i Këshillit të Federatës Ruse, ka thënë se ISIS me sulmet e tij terroriste ndaj parlamentit dhe tempullit të shenjtë të Imam Khomeinit, u përpoq të fyejë vlerta më sublime të popullit iranian.  Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një deklaratë ku dënon ashpër sulmet terroriste të kryera sot në Teheran dhe shpreh solidaritetin me qeverinë dhe popullin Iranian. Në këtë deklaratë thuhet se Turqia dënon aktet terroriste të kryera sot ndaj Parlamentit të Iranit dhe mauzoleut të Imam Khomeinit dhe është e vendosur të bashkëpunojë me Iranin në luftën kundër terrorizmit. KS i OKB ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Teheran. Ueb sajti zyrtar i përfaqësisë së Japonisë në OKB, ka shkruar se KS i OKB ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Teheran. Përfaqësuesi i Japonisë në OKB po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të këtyre ngjarjeve. Kreu i këshillit për marrëdhënie me jashtë të Amerikës, në një mesazh të tij në Twitter, prej presidentit amerikan Donald Trump ka kërkuar që të dënojë sulmet terroriste në Teheran. Richard Has duke iu drejtuar presidentit amerikan ka thënë: Që dënimi i terrorizmit të ketë kuptim, nuk duhen bërë seleksionime dhe duhet dënuar sulmi terrorist në Teheran. Nabih Berri, kryetar i Parlamentit të Iranit, i dërgoi mesazhe të vecanta Ajetollah Khameneit, liderit suprem të RII dhe Ali Larixhanit, kryetar i Parlamentit të Iranit, ku dënon ashpër sulmet e sotme terroriste në Parlamentin e Iranit dhe në mauzoleun e Imam Khomeinit (ra) dhe theksoi: “Këto krime do të forcojnë edhe më shumë vullnetin dhe vendosmërinë e Iranit për të luftuar dhe zhdukur terrorizmin”. Edhe Këshilli i Dijetarëve Fetarë të Libanit dënoi sulmet e sotme terroriste në Teheran, ku u martirizuan 12 shtetas iranianë dhe u plagosën 42 të tjerë. Përgjegjësinë për këto sulme terroriste e ka marrë përsipër grupi terrorist-takfirist ISIS.

 

Tags