Gutteres: OKB përkrah popullit iranian
(last modified Thu, 08 Jun 2017 06:42:52 GMT )
Qershor 08, 2017 08:42 Europe/Tirane
  • Gutteres: OKB përkrah popullit iranian

Sekretari i OKB në një bisedë telefonike me Gholamali Khoshru, përfaqësuesin e përhershëm të Iranit në OKB, theksoi se OKB në rrugën e luftës kundër terrorizmit, qëndron përkrah popullit iranian.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Antonio Gutteres të enjten në mëngjes në këtë bisedë telefonike, dënoi sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran dhe theksoi se lufta kundër terrorizmit, ka nevojë për koordinim global dhe kolektiv. Nga ana e tij Gholamali Khoshru me këtë rast deklaroi: "Populli i Iranit nuk do të kursejë asgjë në luftën kundër terrorizmit". Vlen të theksohet se të mërkurën më 7 qershor 2017, në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit, u kryen sulme terroriste, por në fund përfunduan me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe me vrasjen e terroristëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 13 qytetarë iranianë dhe u plagosen 43 të tjerë. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këto sulme.

Tags