Zarif: Terroristët kanë sulmuar bazën e demokracisë
(last modified Thu, 08 Jun 2017 07:51:39 GMT )
Qershor 08, 2017 09:51 Europe/Tirane
  • Zarif: Terroristët kanë sulmuar bazën e demokracisë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj sulmit të djeshëm në Teheran, deklaroi se terroristët kanë sulmuar bazën e  demokracisë.

Në një mesazh të tij në Twitter, Muhamed Xhavad Zarif vuri në dukje se krerët e despotizmit e urrejnë demokracinë dhe për këtë mercenarët e tyre sulmuan bazën e demokracisë që urrehet nga despotikët. Shefi i diplomacisë iraniane tha se krerët e despotizmit mbështesin terrorizmin dhe kërcënojnë se luftën do ta fusin brenda në Iran dhe shtoi se mercenarët e tyre sulmojnë atë vend të cilin e urrejnë krerët e tyre d.m.th. bazën e demokracisë. Muhamed Bin Selman ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite më 2 Maj pas fitores së rezistencës kundër terroristëve të mbështetur nga Riadi mes tyre ISIS, bëri një deklaratë armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Arabia lutën do ta fusë brenda në Iran.

 

 

Tags