Në dy vite, Irani ka neutralizuar mbi 100 komplote terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52750-në_dy_vite_irani_ka_neutralizuar_mbi_100_komplote_terroriste
Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmud Alavi deklaroi se sulmet e së mërkurës në Teheran nuk ishin incidentet e para terroriste, duke shtuar se më shumë se 100 komplote terroriste ishin neutralizuar në dy vitet e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2017 16:38 Europe/Tirane
  • Në dy vite, Irani ka neutralizuar mbi 100 komplote terroriste

Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmud Alavi deklaroi se sulmet e së mërkurës në Teheran nuk ishin incidentet e para terroriste, duke shtuar se më shumë se 100 komplote terroriste ishin neutralizuar në dy vitet e fundit.

"Ky nuk ishte komploti i parë terrorist. Terroristët janë përpjekur të kryejnë më shumë se 100 sulme terroriste gjatë dy viteve të fundit, por të gjitha  këto komplote janë neutralizuar"-tha Alavi të enjten. Të paktën 17 vetë u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në Teheran të mërkurën, kur terroristët e armatosur sulmuan Parlamentin e Iranit dhe Mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike, Imam Khomeinit. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këto dy sulme të koordinuara. Ministri iranian i Inteligjencës gjithashtu vuri në dukje se sulmet e fundit terroriste ishin nën hetim, duke shprehur besimin se të gjitha origjinat e tyre do të zbuloheshin. Të enjten, Ministria e Inteligjencës e Iranit publikoi ​​emrat e pesë terroristëve të cilët u vranë pas kryerjes së sulmeve vdekjeprurëse në Teheran. Sipas deklaratës së kësaj ministrie, këta persona ishin larguar nga Irani pasi u rekrutuan nga ISIS dhe kanë marrë pjesë në krimet mizore të terroristëve në qytetin irakian të Mosulit dhe në qytetin sirian Raka. Në deklaratat e tij, z. Alavi trajtoi edhe deklaratat e fundit të zyrtarëve sauditë kundër Iranit, duke thënë se Teherani nuk kishte "asnjë dyshim për mbështetjen e Arabisë Saudite për lëvizjet terroriste në botë". "Ne shohim gjurmët e Arabisë Saudite në mbështetjen e terroristëve në Siri dhe Irak dhe bota beson se ideologjia vehabiste saudite është prapa lëvizjeve terroriste", shtoi ai. Ministri Alavi tha se arroganca botërore, e udhëhequr nga SHBA, është duke përdorur çështje të tilla si të drejtat e njeriut dhe luftën kundër terrorizmit si një mjet presioni ndaj vendeve të pavarura, ndërsa në praktikë, ata nuk respektojnë të drejtën e njerëzve për jetën.