Shamkhani: Amerika po përdor terrorizmin si mjet
Sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII ka thënë se Amerika po përdor grupet terroriste si mjet për realizimin e qëllimeve në LM.
Ali Shamkhani në një intervistë me gazetës franceze Le Figaro, ka thënë se Amerika përdor grupet terroriste për të realizuar qëllimet e saj strategjike dhe sulmet e Amerikës ndaj pozicioneve të forcave të ushtrisë siriane po kryhen në mbështetje të grupit terrorist ISIS. Sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII deklaroi se sulmet raketore të SHBA ndaj Sirisë kanë për qëllim shtimin e presionit ndaj qeverisë së Bashar Asad dhe sabotimin e përpjekjeve për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Shamkhani vuri në dukje se dollarët e naftës së regjimit Al Saud shfrytëzohen për nxitjen e urrejtjes dhunës dhe të krimeve dhe shtoi se shumë njerëz mashtrohen nga ideologjia vahabiste dhe në fund ata kthehen në terroristë të firmës saudite në botë.