Zarif takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB në Kazakistan
Në kuadër të ceremonisë për hapjen e punimeve të panairit ndërkombëtar EXPO-2017 në Astana të Kazakistanit, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me Antonio Guters sekretar i përgjithshëm i OKB.
Antonio Guters në këtë takim foli mbi krizën e madhe të krijuar mes vendeve arabe dhe tha se e vetmja metodë për të dalë nga kjo gjendje është dialogu. Ai gjithashtu konfirmoi zbatimin e pikave të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe shprehu mbështetjen e OKB për përmbajtjen e marrëveshjes në fjalë. Antonio Guters, në vazhdim dënoi sulmet terroriste në Teheran dhe shprehu solidaritetin për kombin dhe qeverinë iraniane. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guters diskutuan edhe për gjendjen në Siri, Irak dhe në Jemen. Muhamed Xhavad Zarif ditën e enjte shkoi në Kazakistan për të mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së samitit të 17-të të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait dhe për hapjen e panairit EXPO-2017.