Ruhani: Terroristët u përpoqën të merrnin hak mbi demokracinë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52836-ruhani_terroristët_u_përpoqën_të_merrnin_hak_mbi_demokracinë_e_iranit
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani tha të premten se terroristët u përpoqën të merrnin hak mbi sundimin e demokracisë në Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2017 20:05 Europe/Tirane
  • Ruhani: Terroristët u përpoqën të merrnin hak mbi demokracinë e Iranit

Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani tha të premten se terroristët u përpoqën të merrnin hak mbi sundimin e demokracisë në Republikën Islamike të Iranit.

Duke folur me gazetarët pas ceremonisë së varrimit të dëshmorëve të cilët humbën jetën nga sulmet terroriste në parlamentin e RII dhe në mauzoleun e Imam kHomeinit (ra) në Teheran dy ditë më parë, Ruhani tha se kur populli i madh iranian ka arritur një sukses shumë të rëndësishëm, që ka bërë që  keqdashësit të godasin atë. Prania masive e njerëzve në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të vendit i befasoi armiqtë tanë, ndërsa i gëzoi miqtë tanë në të gjithë botën, tha Ruhani. "Meqenëse demokracia dënon këto veprime të terroristëve dhe tregon se dhuna nuk është zgjidhje dhe zgjidhja e vetme për zgjidhjen e problemeve janë votat e njerëzve, përkrahësit e dhunës po kërkojnë një shans për t'u hakmarrë duke injoruar faktin se populli iranian është shumë rezistent dhe ka përjetuar shumë incidente të tilla në jetën e tij", tha presidenti i RII.