Ruhani: Terroristët u përpoqën të merrnin hak mbi demokracinë e Iranit
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani tha të premten se terroristët u përpoqën të merrnin hak mbi sundimin e demokracisë në Republikën Islamike të Iranit.
Duke folur me gazetarët pas ceremonisë së varrimit të dëshmorëve të cilët humbën jetën nga sulmet terroriste në parlamentin e RII dhe në mauzoleun e Imam kHomeinit (ra) në Teheran dy ditë më parë, Ruhani tha se kur populli i madh iranian ka arritur një sukses shumë të rëndësishëm, që ka bërë që keqdashësit të godasin atë. Prania masive e njerëzve në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të vendit i befasoi armiqtë tanë, ndërsa i gëzoi miqtë tanë në të gjithë botën, tha Ruhani. "Meqenëse demokracia dënon këto veprime të terroristëve dhe tregon se dhuna nuk është zgjidhje dhe zgjidhja e vetme për zgjidhjen e problemeve janë votat e njerëzve, përkrahësit e dhunës po kërkojnë një shans për t'u hakmarrë duke injoruar faktin se populli iranian është shumë rezistent dhe ka përjetuar shumë incidente të tilla në jetën e tij", tha presidenti i RII.