Zbulohet dhe arrestohet një grup terrorist në periferi të Teheranit
Komandanti i përgjithshëm i forcave të rendit njoftoi zbulimin dhe arrestimin e një grupi terrorist në periferi të Teheranit.
Kolonel Husein Ashtari tha se pas sulmeve terroriste të 7 qershorit, forcat e rendit në bashkëpunim me forcat vullnetare dhe ata të sigurisë kanë arrestuar një grup terrorist në periferi të Teheranit. Nga sulmet terroriste në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe në Parlamentin Islamik të Iranit, 17 persona u martirizuan dhe 52 të tjerë u plagosën. Ahmed Fazelian, kreu i prokurorisë së provincës Alborz në perëndim të Teheranit gjithashtu sot njoftoi arrestimin e 7 personave të implikuar në mbështetjen e sulmeve terroriste në Teheran. Gjithashtu në jug të Iranit janë arrestuar 7 persona pjesëtarë të një grupi terrorist. Ditën e premte ministria e informacionit njoftoi arrestimin e 41 personave elementë të grupit terrorist ISIS në provincat Kermanshah, Kurdistan, Azerbajaxhani perëndimor dhe në Teheran.