Ekipi iranian kalon për në botërorin 2018 në Rusi
Ekipi kombëtar iranian i futbollit ka kaluar fazën e fundit të kualifikimeve për botërorit 2018 në Rusi.
Në ndeshjen e zhvilluar dje kundrejt Uzbekistanit, kombëtarja iraniane e futbollit fitoi me rezultatin 2 me 0 dhe u kualifikua për botërorin e vitit të ardhshëm. Ndeshja që u zhvillua dje nisi me një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmit terrorist në Teheran dhe në stadium ishin mbledhur rreth 60 mijë tifozë. Ekipi iranian arriti të fitojë 20 pikë dhe u zgjodh si ekipi i parë i Azisë që futet në botërorin 2018. Kjo është hera e pestë që ekipi iranian arrin të futet në botëror. Më herët kombëtarja iraniane ka luajtur në botërorin e vitit 1987 në Argjentinë, 1998 në Francë, 2006 në Gjermani dhe 2014 në Brazil.