Irani dënon sulmin terrorist në kryeqytetin afgan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53312-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_kryeqytetin_afgan
Irani ka dënuar ashpër sulmin e fundit terrorist ndaj një xhamie shiite në kryeqytetin afgan Kabul, i cili vrau katër vetë, duke përfshirë tre civilë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 16, 2017 19:05 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në kryeqytetin afgan

Irani ka dënuar ashpër sulmin e fundit terrorist ndaj një xhamie shiite në kryeqytetin afgan Kabul, i cili vrau katër vetë, duke përfshirë tre civilë.

Të enjten mbrëma, një sulmues shpërtheu eksplozivin e tij kur u pengua të hynte në xhaminë al-Zahra në Kabulin perëndimor, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri midis policisë dhe sulmuesve të tjerë. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmin, i cili sipas policisë, gjithashtu plagosi pesë të tjerë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII Behram Kasemi ngushëlloi qeverinë afgane dhe popullin afgan. Kasemi tha se sulmuesit, të cilët ai i quajti "mercenarë", kishin treguar se si ata që mbështesin dhe ata që kryejnë aktet e terrorizmit "cenojnë të gjithë kufijtë ideologjikë dhe moralë dhe kanë etje për gjakun e qenieve njerëzore të pafajshme".