Hapësira ajrore e Iranit, kthehet në pikë bashkëpunimi në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53456-hapësira_ajrore_e_iranit_kthehet_në_pikë_bashkëpunimi_në_rajon
Kreu i institutit të aeronautikës së Iranit, tha se hapësira ajrore e Iranit është kthyer në objekt bashkëpunimi në rajon dhe sa herë që del ndonjë problem, aeronautika e Iranit merr iniciativën për zgjidhjen e problemit me dhënien e shërbimeve të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 18, 2017 12:39 Europe/Tirane
  • Hapësira ajrore e Iranit, kthehet në pikë bashkëpunimi në rajon

Kreu i institutit të aeronautikës së Iranit, tha se hapësira ajrore e Iranit është kthyer në objekt bashkëpunimi në rajon dhe sa herë që del ndonjë problem, aeronautika e Iranit merr iniciativën për zgjidhjen e problemit me dhënien e shërbimeve të saj.

Ali Abedzade foli mbi shtimin e numrit të fluturimeve nga hapësira ajrore e Iranit dhe tha se në kohën kur për hapësirën ajrore të Afganistanit, Irakut dhe Ukrainës u krijuan probleme, hapësira ajrore e Iranit nuk krijoi asnjë pengesë për linjat ajrore. Tani kompanitë ajrore të Katarit po shfrytëzojnë hapësirën ajrore të Iranit për linjat e tyre. Me ndërprerjen e marrëdhënieve mes Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve, Bahrejnit dhe Egjiptit, për kompaninë Qatar Airways janë krijuar probleme në linjat e transportit ajror.