Ansari: Irani nuk zhvillon negociata direkte me Arabinë Saudite
Zv/ministri i jashtëm i RII ka thënë: Nuk ka asnjë raport apo negociata të drejtpërdrejta midis Iranit dhe Arabisë Saudite dhe në rast nevoje do të veprohet përmes diplomacisë dhe në mënyrë indirekte.
Husein Xhaberi ANsari në lidhje me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet midis Katarit dhe disa vendeve të Gjirit Persik dhe në lidhje me mundësinë e Iranit në ndërhyrjen për zgjidhjen e kësaj çështje, ka thënë: Mohamed Xhevad Zarif, ministër i punëve të jashtme të Iranit ka zhvilluar kontakte telefonike me homologët e tij rajonalë dhe ndërkombëtar, ku qëllimi i këtyre kontakteve ka qenë ftesa për qetësi dhe shmangie të dhunës. Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka shprehur shqetësim rreth krizës së përkeqësuar që përfshin Katarin dhe disa vende të tjera arabe të Gjirit Persik, duke thënë se Teherani është gati të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.