Sfidat e procesit të Brexit për BE-në
BE nga procesi i largimit të Anglisë nga ky union, frikësohet për moszbatimin e detyrimeve financiare që Anglia i detyrohet BE.
Dje kanë nisur zyrtarisht negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Kryenegociatorët nga të dyja palët theksuan nevojën për të trajtuar me shpejtësi pasiguritë në proces dhe nënvizuan qëndrimin e tyre konstruktiv për të arritur një marrëveshje që është e mirë për të gjithë. Kancealerja gjermane, Angela Merkel, në një reagim për çështjen tha se kërkonte një marrëveshje në interes të të dyja palëve. Kryenegociatorët e Brexit nga të dyja palët, të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, nisën bisedimet të hënën, duke theksuar nevojën për të trajtuar me shpejtësi pasiguritë në proces dhe nënvizuan qëndrimin e tyre konstruktiv për të arritur një marrëveshje që është e mirë për të gjithë. Duke folur përpara ditës së parë të bisedimeve në Komisionin e BE, Ministri britanik i brexit, David Davis, tha se Londra kërkon një marrëdhënie të thellë dhe të veçantë me BE pas divorcit dhe se ai do të zhvillonte bisedimet me një ton konstruktiv. Davis paralajmëroi se tashmë po nis një kohë sfide, por shtoi se të dyja palët do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje që “punon në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve”. Kurse Michel Barnier i Bashkimit Evropian tha se shpresonte që bisedimet, të cilat nisën një vit pas referendumit që vulosi daljen e Britanisë së Madhe nga unioni, do të vendosnin një afat kohor për negociatat.