15 terroristë të ISIS të vrarë nga një raketë e Sepahut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53614-15_terroristë_të_isis_të_vrarë_nga_një_raketë_e_sepahut
Burime nga terreni të martën kanë bërë të ditur se nga shkrepja e një rakete të Sepahut ndaj një baze të grupit terrorist ISIS në qytetin Al Muhasan në provincën Dejr Ul Zur, në lindje të Sirisë, janë vrarë 15 terroristë të këtij grupi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2017 16:28 Europe/Tirane
  • 15 terroristë të ISIS të vrarë nga një raketë e Sepahut

Burime nga terreni të martën kanë bërë të ditur se nga shkrepja e një rakete të Sepahut ndaj një baze të grupit terrorist ISIS në qytetin Al Muhasan në provincën Dejr Ul Zur, në lindje të Sirisë, janë vrarë 15 terroristë të këtij grupi.

Sipas kanalit televiziv Press TV, në mesin e të vrarëve janë edhe disa komandantë të lartë të ISIS. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka goditur me raketa selinë qendrore të grupit terrorist ISIS në Dejrul Zur të Sirisë . Garda Revolucionare e Iranit njoftoi të dielën se raketat tokë-tokë me rreze të mesme veprimi u nisën nga provincat perëndimore  Kermanshah dhe Kurdistan në përgjigje të sulmeve terroriste të fundit të ISIS-it në Teheran, të cilat vranë 18 vetë dhe plagosën 50 të tjerë.