Ruhani: Lëshimi i raketave të Sepahut ishte me vend dhe i domosdoshëm
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj lëshimit të raketave nga ana e gardës revolucionare Sepah kundër pozicioneve dhe bastioneve të ISIS në Dejrul Zur të Sirisë, tha se këto raketa ishin përgjigjja që Irani u dha atyre personave që kërkojnë të dëmtojnë madhështinë e Republikës Islamike të Iranit.
Mbrëmjen e së martës presidenti iranian në një iftar organizuar me klerikë nga Teherani tha se këshilli i lartë i sigurisë kombëtare të Iranit pas ngjarjeve të 7 qershorit mori vendim që tu japë përgjigjen e duhur terroristëve dhe forcave të armatosura u dha leje veprimi në këtë fushë. presidenti Hasan Ruhani vuri në dukje se terroristët nuk arritën objektivat e tyre në sulmet e kryera në parlament dhe në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe shtoi se ashtu siç ka theksuar edhe lideri suprem i Revolucionit islamik ata kujtonin se mund t’i jepnin një shuplakë Iranit, mirëpo ata duhet ta dinë se është Irani që u jep shuplakë atyre. Republika Islamike e Iranit me madhështinë dhe fuqinë e saj do të vazhdojë rrugën e vet dhe do të ruajë unitetin, solidaritetin dhe bashkimin. Vlen të theksohet se Sepahu me 6 raketa ka sulmuar bazat dhe bastionet e ISIS në Siri duke vrarë me dhjetëra terroristë.