Ajetollah Khamenei: Mbrojtja e Palestinës, mbrojtje e së vërtetës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i53692-ajetollah_khamenei_mbrojtja_e_palestinës_mbrojtje_e_së_vërtetës
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, deklaroi se mbrojtja e popullit të Palestinës është e njëjtë me mbrojtjen e së vërtetës dhe nuk është thjesht mbrojtje e një kombi të shtypur që është dëbuar nga toka e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2017 22:05 Europe/Tirane
  • Ajetollah Khamenei: Mbrojtja e Palestinës, mbrojtje e së vërtetës

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, deklaroi se mbrojtja e popullit të Palestinës është e njëjtë me mbrojtjen e së vërtetës dhe nuk është thjesht mbrojtje e një kombi të shtypur që është dëbuar nga toka e tij.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik  i bëri këto deklarata të mërkurën në mbrëmje, në një takim me profesorët e universiteteve dhe elitat shkencore në Teheran, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, e cila do të shënohet të premten e fundit të muajit të Ramazanit në Iran dhe vende të tjera. "Dita e Kudsit është shumë e rëndësishme. Nuk është vetëm se po mbrojmë një komb të shtypur që është dëbuar nga toka e tij. Ne jemi duke luftuar kundër një sistemi politik shtypës dhe arrogant "-tha Ajetollah Khamenei. Ai theksoi se sot, mbrojtja e Palestinës është e njëjtë me mbrojtjen e së vërtetës dhe shtoi: "Sot, lufta kundër regjimit sionist është luftë kundër arrogancës globale dhe luftë kundër sistemit hegjemonist dhe arrogant". Duke iu referuar Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të UNESCO-s, i njohur edhe si Agjenda 2030, dhe përpjekjet për ta zbatuar atë në Iran, Ajetollah Khamenei tha se aspekte të ndryshme të këtij dokumenti duhet t'i shpjegohen kombit iranian, sepse "kjo është një çështje shumë e rëndësishme". Ajetollah Khamenei vuri në dukje se agjenda e vitit 2030 ishte midis dokumenteve të rëndësishme të OKB-së, të cilat synojnë të imponojnë një sistem intelektual, kulturor dhe praktik në botë. Duke vënë në dukje se UNESCO është vetëm një mjet për të promovuar dokumente të tilla, Lideri Suprem tha: "Prapa skenave të Kombeve të Bashkuara, ekzistojnë duar të cilat formulojnë një sistem intelektual, kulturor dhe praktik për gjithçka që posedojnë vendet e botës dhe insistojnë që kombet duhet të veprojnë në bazë të këtij sistemi të imponuar". "Kjo është e gabuar. Çfarë të drejte kanë këto organizata ndërkombëtare për të shprehur mendime rreth vendeve, traditave dhe besimeve të popujve të tyre dhe t'u thonë se ata duhet të veprojnë në këtë apo në atë mënyrë?"- nënvizoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Ajetollah Khamenei gjithashtu vuri në dukje se ata që thonë se dokumente të tilla nuk janë "të detyrueshme", janë naivë, sepse secila nga dispozitat e tyre, të cilat nuk zbatohen, do të konsiderohet si një pikë negative për vendet që i kanë pranuar ato dokumente. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik preku edhe rëndësinë e pavarësisë së vendit, duke i këshilluar profesorët universitarë që të bëjnë që të rinjtë ta vlerësojnë pavarësinë e vendit . "Ata nuk e kanë parë kohën kur në këtë vend bëhej çfarëdo që diktonin Amerika dhe Britania. Prandaj, të rinjtë nuk e vlerësojnë pavarësinë e Iranit, dhe profesorët duhet t'i bëjnë ata ta kuptojnë këtë rëndësi "-përfundoi Ajetollah Khamenei.